35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Ai qëlloi mbi shokun e tij, pastaj Danieli qëlloi mbi Florin” – Refimi i kamerierit për tragjedinë në Manëz

Kamerieri i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë në Manëz, ku mbetën të vrarë Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, ka dhënë detaje mbi momentet që çuan në përplasjen fatale.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 01:00-01:30 dhe kanë kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, por i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë,” – tregon kamerieri.

Ai shton se tensioni u rrit kur Flori Paluçi ndërhyri për të dalë në krah kamerierit, duke nisur një debat mes tij dhe Daniel Pepës:

“Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit, dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë.”

Policia vazhdon kërkimet për Daniel Pepa, i cili dyshohet se ka qëlluar mbi Florin Paluçi, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...