8.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Akademikja gjermane: Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Akademikja dhe studiuesja gjermane e komunikimit, Suzana Starikov, ka zbuluar se kryeministri Edi Rama është një nga kandidaturat për të zëvendësuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përmes një postimi në Twitter Starikov shkruan se SHBA-të kanë insistuar për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të aleancës, ku si kandidat potencial përmend kryeministrin Rama.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT