Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një ambulancë është përplasur me një motor. Për shkak të përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.