8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksident i rëndë Itali, shuhen në aksident 22-vjeçarja dhe 3 fëmijë shqiptarë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur të dielën në darkë në Parma të Italisë. 4 persona, të gjithë shqiptarë, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat shkruajnë se ka mbetur i plagosur edhe 1 person tjetër, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Identiteti i viktimave nuk është bërë me dije, por mësohet se ata janë të moshave 22 vjeç, 12 vjeç, 8 vjeç dhe më i vogli, 2 vjeç. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shoferi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë ishte partneri i 22-vjeçares. Ata ishin prindër të fëmijës 2-vjeçar.

Të tjera media shkruajnë se dy fëmijët e tjerë, 8-vjeçari dhe 12-vjeçari që ndërruan jetë, ishin vëllezërit e 22-vjeçares.
4 viktimat dhe i plagosuri po udhëtonin me një makinë tip “Fiat Stilo”. Por rrugës drejt Parmës, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtëpi të pabanuar.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. Megjithatë si pasojë e përplasjes dëmtimet ishin shumë të rënda. Makina u shkatërrua pothuajse e gjitha, ndërsa të gjithë fëmijët dhe gruaja nuk mundën t’i mbijetojnë dot plagëve./tvklan.al

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. Megjithatë si pasojë e përplasjes dëmtimet ishin shumë të rënda. Makina u shkatërrua pothuajse e gjitha, ndërsa të gjithë fëmijët dhe gruaja nuk mundën t’i mbijetojnë dot plagëve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...