20 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, plagosen 5 persona dy prej tyre në gjendie kritike

5 persona mbetën të plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy makinave në rrugën e Shëngjinit.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18 e 30 minuta të kësaj së shtune, pranë lagjes “Xhenjo” dhe në të u përfshinë një makinë tip “Benz” me një “Skoda”. Përplasja kokë më kokë, ishte mjaft e fortë dhe për pasojë mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me to.
Ata u dërguan me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e frakturave të marra në disa pjesë të trupit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërës prej makinave, duke sjell dhe përplasjen e fortë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...