Një aksident i rëndë është regjistruar mesnatën e sotme (28 nëntor), ku autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë është përplasur me një mjet tip “Golf 5”.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit dyshohet se kanë vdekur pacjentja dhe shoqëruesja e saj, ndërsa shoferi i autoambulances Ilir Shullazi ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.
Autoambulanca ishte nisur nga qendra shëndetësore Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, për urgjencë mjekësore, por në vendin e quajtur Kthesat e Rinasit u aksidentua.
Pritet të zbulohen shkaqet që çuan në këtë aksident.