27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Kavajë humbasin jetën dy persona nga asfiksia/Kishin dy ditë te larguar nga shtëpia për të pushuar në Golem

Dy persona, të identifikuar nga policia si Mihal Jani, 60 vjeç,dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, u gjetën të vdekur këtë të shtunë në katin e dytë të një pallati në plazhin e Golemit.

Ata dyshohet se humbën jetën të asfiksuar nga gazi, në rrethana ende të paqarta. Në trupat e tyre nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Kanë qenë fëmijët respektivë të viktimave, që në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kanë dhënë alarmin pasi nuk po lidheshin dot me prindërit e tyre.
Një ditë më parë, djali i 50-vjeçares mësohet se ka denoncuar humbjen e kontakteve me të ëmën që nuk ishte kthyer në banesën e saj në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktimat kishin një raport intim mes tyre. Sipas njoftimit të policisë, vdekja u zbulua rreth orës 17:45 të së shtunës kur në banesën e 60-vjeçarit Mihal Jani u gjetën pajetë trupi i tij dhe A. Llullës, banuese në Tiranë.
Ajo ishte larguar dy ditë më parë nga shtëpia në Tiranë ndaj i biri kishte kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.
Burime të policisë lokale bëjnë me dije se dhe djali i Mihal Janit, pasi ka humbur kontaktet me të atin që nuk i përgjigjej në telefon që nga dita e djeshme, ka ardhur pranë banesës së tij në Golem të Kavajës dhe pasi nuk ka marrë përgjigje ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës për t’u futur në banesë ku të dy u gjetën pajetë.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as mundësia e një vetëvrasjeje, në kushte të rënduara psikologjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...