19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Aksident i rëndë në Maliq, ku mbetën të plagosur 4 persona arrestohen shoferat e mjeteve për shkelje të rregullave

Policia e Korçës ka dhënë një tjetër njoftim për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku mbetën të plagosur 4 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia njofton se ka arrestuar një prej drejtuesve të mjeteve, shtetasin Jetnor Lumani, dhe ja proceduar shoferin tjetër Besnik Cakollari, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Nga aksidenti mbetet në gjendje të rëndë 17-vjeçarja Johana, e cila ishte pasagjere në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.04.2022, i cili bën fjalë për një aksident rrugor ju informojmë se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 51 vjeç, banues në Korçë dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 35 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq, shtetasi J. L., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin B. C. dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C;  pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si edhe shtetasja J. E., 17 vjeçe, banuese në Pogradec, pasagjere në mjetin tip “Toyota”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...