29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ministrat e Jashtëm të NATO-s sot në Bruksel,2 ditë bisedime për Ukrainën!

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel këtë të mërkurë për të mbajtur 2 ditë bisedime, për mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën në fazën tjetër të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca pret që Moska të përpiqet të pushtojë “të gjithë” rajonin e Donbasit në lindje, me synimin për të krijuar një korridor tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar. Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë, në mesin e akuzave për krime lufte në qytetin ukrainas të Bucha. Imazhet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën.

Washingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Në shqyrtim janë edhe masa që synojnë dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...