Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e së martës në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në afërsi të Qafë Plloçës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa njëri prej tyre, një mjet tip “Benz” me benzinë, ka shpërthyer menjëherë në flakë pas përplasjes.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit “Benz” ka arritur të dalë në kohë nga makina, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa automjeti është shkrumbuar pothuajse tërësisht.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave së aksidentit.






