36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Nusja që preku botën: Vajza braziliane mbërrin në dasmë me kamionin e punës së babait

Në një kohë kur dasmat shpesh shndërrohen në gara luksi dhe shpenzimesh marramendëse, historia e një vajze nga Brazili ka pushtuar rrjetet sociale për thjeshtësinë dhe ndjeshmërinë e saj.
Julia Paiva Hudinik zgjodhi të mbërrinte në kishë ditën e dasmës jo me limuzinë apo makinë të shtrenjtë, por me kamionin e punës së babait të saj – automjetin me të cilin ai kishte kaluar vite të tëra në rrugët e Brazilit për të mbajtur familjen.

Ky gjest i pazakontë, por thellësisht prekës, u kthye në simbol të dashurisë, respektit dhe mirënjohjes për sakrificat prindërore.
“Arrita në kishë ditën e dasmës me kamionin e babait tim, me të cilin ai punoi gjithë jetën e tij dhe nga i cili erdhi jetesa ime dhe gjithçka që jam,” – shkroi Julia në një postim që u bë viral brenda pak orësh.

Pamjet tregojnë momentin kur ajo, e veshur me fustanin e bardhë, zbret nga kabina e kamionit ndërsa babai e pret me lot në sy dhe krenari në zemër.
Në rrjete sociale, mijëra përdorues e kanë përshkruar si “nusja që i riktheu kuptimin e vërtetë dasmës”, ndërsa të tjerë e quajtën “një vajzë që e vlerësoi më shumë dashurinë sesa luksin”.

Gjest i thjeshtë, por plot domethënie, që kujton se asgjë nuk shkëlqen më shumë se mirënjohja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...