33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Pogradec, tre të plagosur dhe trafiku u bllokua për orë të tëra

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec” rreth orës 15:30, ku përplasja mes dy automjeteve ka lënë tre persona të plagosur. Mjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi B. Xh., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues O. Xh. Si pasojë, të dy drejtuesit dhe një pasagjer i automjetit “Seat” janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet e para nga vendngjarja, të sjella nga Report TV, tregojnë përmasën e përplasjes, ku një prej të plagosurve është shtrirë në asfalt. Policia, zjarrfikësja dhe tre ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të ofruar ndihmë dhe për të menaxhuar situatën. Aksidenti shkaktoi bllokim të rrugës për rreth një orë e gjysmë, duke krijuar radhë kilometrike.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve në rrugë, veçanërisht në akse të ngarkuara dhe në kushte të rënda atmosferike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...