Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet, dhe për pasojë makina që shkaktoi përplasjen u përfshi nga flakët, duke u djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët neutralizuan flakët dhe siguruan ndihmën e parë për të përfshirët. Ende nuk dihet numri i personave në automjete dhe gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa rruga është mbipopulluar nga automjetet, me një radhë që raportohet të arrijë deri në 4 kilometra.






