34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa luante me shokët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i tetë i një pallati në Via Piave.

Sipas policisë së komisariatit Santa Viola, viktima ndodhej në tarracën e një godine bashkë me dy shokët e tij, kur hipi mbi një dritare plastike transparente në çati, e cila u thye papritur nën peshën e tij. Shokët u përpoqën ta mbajnë, por pa sukses, dhe ai ra duke humbur jetën në vend.

Shërbimet e emergjencës 118, policia dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë, por përpjekjet për ta shpëtuar djalin nuk dhanë rezultat. Prindërit dhe të afërmit mbërritën pak më vonë, duke u përballur me skena të dhimbshme dhe tronditëse.

Ngjarja ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...