19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Aksident në aksin Nacional Pogradec – Qafë Thanë, mjeti përplaset me barrierat anësore

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë. Një automjet me targa greke ka rreshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Sipas drejtuesit të mjetit, shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, i cili ka bërë që makina të rreshkisë dhe të rrotullohet disa herë për të përfunduar në anën e rrugës.

Në automjet ndodheshin katër anëtarë të një familjeje, të cilët fatmirësisht shpëtuan me disa dëmtime të lehta. Policia është njoftuar dhe pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Vetëm dy ditë më parë, në të njëjtin aks rrugor, pranë fshatit Udënisht, ndodhi një tjetër aksident ku u përplasën tre mjete dhe dy persona, përfshirë dy turistë anglezë, mbetën të plagosur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT