25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vazhdohet masa e paraburgimit për të dyshuarit në rastin e aggresionit në Banjskë

Edhe për dy muaj të tjerë është vazhduar masa e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për agresionin e ndodhur në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. Të dyshuarit, V.T, B.S, dhe D.M, do të mbeten në paraburgim deri më 20 tetor 2024.

Medina Gashi, bashkëpunëtorja profesionale nga zyra e kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmoi për mediat se “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marrë Aktvendim më datë 20.08.2024 dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke e vazhduar masën e paraburgimit për tre të pandehurit në një periudhë prej dy muajsh.”

Masa e paraburgimit për këta individë ishte miratuar edhe më parë, më 21 qershor të këtij viti, dhe ata janë në paraburgim që nga 26 shtatori i vitit 2023.

Ngjarja e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit përfshinte një sulm nga një grup paramilitar i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, ku sulmi ndaj Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Policisë së Kosovës iu desh të ndërhyjë, duke vrarë tre terroristë dhe duke arrestuar disa të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...