0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Aksident në Ballsh: Automjeti përfundon në përrua, fatmirësisht pa viktima

Një aksident ka ndodhur sot në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, rreth orës 12:20. Një automjet ka dalë nga rruga dhe përfunduar në përroin e Ballshit Fshat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore. Për fat të mirë, nuk ka pasur viktima dhe personat që udhëtonin në automjet janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë në kombinim me lagështirën në rrugë. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT