Një aksident ka ndodhur në rrugën e Ali Demit në Vlorë, ku një mjet ka përplasur një të moshuar pranë spitalit rajonal të qytetit.
E plagosura është transportuar me urgjencë në spital, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet bëjnë të ditur se ka marrë plagë në pjesën e gjymtyrëve dhe po merr ndihmë mjekësore. Bluzat e Bardha po monitorojnë situatën.