14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksident pranë shkollës “7 Marsi” në Tiranë, automjeti përplas këmbësorin te vizat e bardha

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të shkollës “7 Marsi” në Tiranë. Një automjet ka përplasur një këmbësor teksa ai po kalonte në vijat e bardha.

Gjendja shëndetësore e këmbësorit ende nuk dihet, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ofruar ndihmën e parë dhe për ta transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit. Ndërkohë, lëvizja e automjeteve në zonë ka pësuar ngadalësime për shkak të incidentit.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, veçanërisht pranë shkollave dhe institucioneve arsimore, ku lëvizja e këmbësorëve është më e madhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...