Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, në aksin Lezhë–Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Përplasja fatale i mori jetën R. H., 66 vjeç, dhe pasagjerit të tij A. H., 52 vjeç, të cilët humbën jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Lezhës, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit që drejtohej nga shtetasi A. Gj., 33 vjeç, i cili ka rezultuar nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Autoritetet njoftojnë se 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Sipas policisë, përveç mospërmbajtjes në korsinë e duhur, edhe reshjet e dendura të shiut kanë ndikuar në përplasjen fatale që i mori jetën dy qytetarëve.






