9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat, humb jetën 25-vjeçari

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ndodhi në aksin nacional Lushnjë-Berat, në zonën e Kashtëbardhit, ku humbi jetën 25-vjeçari Petro Piti, banues në Urën Vajgurore, Berat. I riu, pronar i një pike karburanti në zonën e tij, po transportonte karburant me një autobot kur ndodhi përplasja fatale me një mjet bujqësor, zetor.

Goditja ishte aq e fortë sa autoboti u përmbys dhe përfundoi në një kanal kullues. Petro Piti mbeti i bllokuar në mjet për më shumë se një orë, deri kur banorët e zonës, së bashku me forcat e policisë dhe zjarrfikësit, arritën ta nxirrnin me shumë vështirësi. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Sipas hetimeve paraprake, të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim. Dyshohet se shoferi i autobotit nuk e vuri re mjetin bujqësor dhe, në përpjekje për ta shmangur, përfundoi duke u përmbysur, me pasojë tragjike për jetën e 25-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT