29.5 C
Tiranë
Wednesday, August 20, 2025
spot_img

Aksident tragjik në Bulqizë – humb jetën një nënë, plagosen katër fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Bulqizë-Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Ura e Qytetit Valikardhë.

Sipas burimeve, një mjet tip fuoristradë që po transportonte një familje (burrë, grua dhe katër fëmijë) ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja tragjike. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën nëna, e identifikuar si Matilda Zogu, ndërsa një nga fëmijët është plagosur rëndë.

Pesë anëtarët e tjerë të familjes janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Aktualisht, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Detaje të reja nga tragjedia në Greqi: Tre shqiptarë digjen për së gjalli, dëshmitari...

0
Detaje tronditëse janë zbardhur nga aksidenti tragjik në autostradën Egnatia në Greqi, ku tre shqiptarë humbën jetën pasi makinat e tyre u përfshinë nga...

Vrasje në Divjakë: 30-vjeçari qëllohet për vdekje në lokal, arrestohet autori 25-vjeçar

0
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme fshatin Kryekuq të Divjakës, ku Besmir Kumria, 30 vjeç, u vra me thikë brenda një lokali. Sipas...

Vdekja e dyshimtë pas vizitës te dentisti në Devoll, dyshohet për infarkt

0
Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes tragjike në Devoll, ku humbi jetën një 59-vjeçar, i cili kishte shkuar për trajtim në një klinikë...

Aksident tragjik në Llapushnik: Dy të vdekur dhe një e re në gjendje të...

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llapushnik të Drenasit, në aksin Pejë–Prishtinë. Nga përplasja e dy mjeteve humbën jetën...

41-vjeçari shqiptar vdes pas përdorimit të elektroshokut nga karabinierët në Genova

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Elton Bani, 41 vjeç, humbi jetën pas një ndërhyrjeje të karabinierëve në komunën Sant’Olcese, Genova,...