6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë 20-vjeçarë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, të dy rreth moshës 20 vjeç.

Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonin të rinjtë është përplasur fuqishëm me një kamion. Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Nga aksidenti janë plagosur gjithashtu drejtuesi i kamionit dhe pasagjerja që ndodhej me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes, qarkullimi i automjeteve në zonë u bllokua përkohësisht, duke shkaktuar trafik dhe ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa identiteti i plotë i viktimave pritet të konfirmohet zyrtarisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...