23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Schieder shmang komentet për akuzat e Berishës mbi AKSHI-n: “Nuk mund të flas për gjithçka që thotë ai”

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder (S&D, Austri), ka refuzuar të komentojë denoncimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me skandalin e AKSHI-it dhe pretendimet për eksportim të të dhënave sensitive të NATO-s drejt vendeve armike të Aleancës.

I pyetur sot nëse këto akuza janë parë si shqetësim nga Bashkimi Evropian, Schieder u distancua nga deklaratat e opozitës shqiptare, duke theksuar se nuk mund të reagojë ndaj çdo pretendimi politik.

“Nuk mund të më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe gjithçka që bën ai, sepse do të më duhej të dilja nga roli im institucional,” u shpreh raportuesi i PE-së.

Deklarata e Schieder vjen pas akuzave publike të Berishës, i cili ka pretenduar se, sipas një dosjeje të SPAK, të dhëna sekrete të disponuara nga Shqipëria dhe të lidhura me NATO-n janë shpërndarë te vende armike. Megjithatë, nga ana e institucioneve evropiane nuk ka deri më tani asnjë reagim apo konfirmim zyrtar mbi këto pretendime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...