Policia e Krujës njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë. Një automjet me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka goditur këmbësorin N. Z., rreth 62 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.






