26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Itali/ Arrestohen dy shoferë shqiptarë me armë automatike dhe municione në furgon

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shoferë shqiptarë që udhëtonin me furgon nga Shqipëria drejt Italisë, pasi u kapën duke transportuar armë automatike dhe municione të fshehura në bagazhet e automjetit.

Operacioni u realizua në Monfalcone të Triestes, pranë pikës kufitare Sant’Andrea, nga Guardia di Finanza dhe Policia Ekonomike dhe Financiare (GICO). Furgoni, në të cilin udhëtonin gjithsej pesë shtetas shqiptarë, kishte hyrë në territorin italian përmes Sllovenisë, pas kalimit nga pika kufitare e Hanit të Hotit.

Gjatë kontrollit, dy shoferët shfaqën sjellje të dyshimta, gjë që i shtyu autoritetet të kontrollonin më detajisht automjetin dhe bagazhet. Në një valixhe me peshë të pazakontë u gjetën tre pushkë automatike “Kallashnikov” (AK-47). Kontrolli i mëtejshëm çoi në zbardhjen e dy armëve të tjera të të njëjtit lloj, si dhe pesë karikatorëve me gjithsej 356 fishekë.

Armët dhe municionet u sekuestruan, së bashku me telefonat celularë të dy shoferëve, të cilët u arrestuan në flagrancë për shkelje të ligjit italian mbi kontrollin e armëve (Ligji nr. 895/1967).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...