12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Pukë,makina përfundon në humnerë,humb jetën një 34-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Pukë, ku një 34-vjeçar me inicialet G.K. ka humbur jetën. Familjarët e viktimës, banues në fshatin Berishë Vendi, njoftuan Policinë mëngjesin e sotëm për humbjen e kontakteve me të riun që prej mbrëmjes së 28 shtatorit.

Sipas informacioneve, 34-vjeçari kishte shkuar në fshatin Iballë dhe kishte njoftuar familjen se do të kthehej në banesë atë mbrëmje. Pas një kontrolli të nisur sot paradite, në zonën e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, automjeti i tij u gjet rreth 50 metra poshtë rrugës, me trupin e pajetë të të riut brenda.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit për shkak të motit të keq, gjë që e ka bërë të dalë nga rruga. Pamjet e publikuara tregojnë automjetin tërësisht të shkatërruar, duke bërë që shanset për mbijetesë të ishin shumë të vogla.

Policia po heton ngjarjen për të përcaktuar me saktësi rrethanat e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...