Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tepelenë.
Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, pranë lumit të Bënçës, ku 25-vjeçari Ergest Qenani, banues në Tepelenë, humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat metalike anës rrugës.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke rezultuar fatale për të riun, i cili pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe ndërroi jetë në vend.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa trupi i 25-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Tepelenës.






