24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë – Arrestohen tre persona, në kërkim administratori i kompanisë

 

Një aksident i rëndë me katër viktima të rinj ka tronditur opinionin publik në aksin Prezë – Fushë Krujë. Enejd Laçi (25 vjeç), Erild Laçi (20 vjeç), Andi Laçi (22 vjeç) dhe Enrikejd Kurti (24 vjeç) humbën jetën kur automjeti i tyre, një “Benz” me impiant gazi, u përplas me një betoniere, duke shpërthyer në flakë.

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me aksidentin:

• Aleksandër Krrashi (24 vjeç), drejtuesi i betonierës, i cili nuk kishte leje për këtë kategori mjeti dhe u largua nga vendngjarja pas aksidentit.

• Valentin Krrashi, i cili dyshohet se ndihmoi Aleksandrin të arratisej pas ngjarjes.

• Danjel Koxha, menaxheri i kompanisë që kishte punësuar shoferin pa patentë.

Ndërkohë, administratori i biznesit është shpallur në kërkim.

Detaje të reja tregojnë se automjeti i të rinjve ishte blerë vetëm katër ditë më parë, ndërsa një prej viktimave, Andi Laçi, ishte fejuar vetëm një javë më parë.

Ceremonia mortore për viktimat u zhvillua sot në orën 16:00, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....