35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Aksidentoi rëndë 24-vjeçaren/ Arrestohet djali i ish-zv/drejtorit të policisë, Jehon Breçani

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Jehon Breçani, djali i ish-zv/drejtorit të policis, pas aksidentit të rëndë të shkaktuar pasditen e djeshme, ku përplasi me mjetin e tij tip “Benz” një 24-vjeçare.

24-vjeçarja Xh. G. ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur njërën këmbë. Ndërkohë, i arrestuari Jehon Breçani është djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçanit.

“J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku dyshohet se për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, por edhe lagështirës makina humbi kontrollin dhe përplasi të renë dhe një pemë buzë rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, çka bëri që e reja të pësojë dëmtime të rënda në gjymtyrë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e saj vazhdon të jetë e rënduar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...