34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Akt vandalizmi në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil, dy persona të dyshuar kapen nga policia

Një akt vandalizmi ka ndodhur pasditen e sotme në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil. Sipas At Pandelit, përfaqësues i këtij objekti kulti, ngjarja ka ndodhur kur kujdestari i kishës ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur në dy persona të dyshimtë.

Njëri prej tyre ndodhej brenda kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri mbante rolin e rojës jashtë. Pasi kanë vënë re kujdestarin, të dy janë larguar me shpejtësi, madje duke e kërcënuar atë.

Pas njoftimit të kujdestarit, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka kapur dy të dyshuarit pranë një stacioni autobusësh. Ata po merren në pyetje për të zbardhur motivet dhe rrethanat e këtij akti të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...