13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Aktori i njohur shpërthen ndaj çmimit të biletave për finalen e BBV: Leonardo da Vinci po lëviz në varr

Hervin Çuli, aktori i njohur shqiptar, me anë të në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me çmimin e biletës së natës finale të Big Brother Vip Albania. Në statusin e tij ai nuk i ndal ironitë teksa shprehet ndër të tjera:

“Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiarës dhe Efit kalon dhe çmimin aktual të “Gioconda”. Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros“.

Çuli nuk i ka kursyer ironitë për çmimet e larta të blietave, por edhe vëmendjen që këta personazhe kanë marrë duke gjeneruar miliona klikime.

Reagimi i plotë Hervin Çulit:

“Chapeau” BB

Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! “Migdal Bavel”, egziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po,1000 euro!!! Vdekte inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, qe as ne Metropolitan se kapi kete bilete!

Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, me i madhi ne bote, qe i ofroi botes gjithe kulturen e mundeshme skenike: edhe ai se kapi kurre kete cmim! Vdekshin “Metallica”, Bruce Springsteen, Kanye West, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinise sotme, kurre se kapin-BB Albania. Vdekshim inshallah te gjithe me mua ne krye!!! Arritem diten qe as “Sfinksi” nuk arrin dot ti mbroje tempujt e vet.

As “Orakulli i Delfit”, me gjithe Apolonnin e soj e sorollop se vrau dot gjarperin Pyton! Tmerr:- as vete Jezusi nuk e parashikoi dot se “puthja e Judes” ishte “puthja e Arbanes”!!!… Leonardo da Vinci po leviz ne varr! Kam pershtypjen po te mbledhesh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe cmimin aktual te “Gioconda”. Nderkohe Ermonela Jaho u sfumua nen afshet e Maestros. As e rruajti njeri per kurset e saj kur erdhi Shqiperi. Ndonje shkrim i mjere tek-tuk, kaq! Art- Kultura eshte nen putren e madhe te pushtetit te “Dajes”.Nderkohe, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot cmimin 1000 euro nata! Por “Daja” eshte rehat! Kur ke sindromen e “Caligula”, te malanzhuar(perziere) me talentin aktual tallavane, normal qe te shijon! Ai eshte i lumtur! Une po!Populli, po e po! Rendesi ka fitorja!

Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION! Ndofta ata nje dite, si kane ardhur kohet, e rrezojne “Dajen” edhe pse e kane aleat! Une kam besim; ndofta na fusin ne nje rruge te re te historise! Rrofte “Kulla e Babelit”! Chapeau, BB!…“- shkruan ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...