30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

AKU sqaron lajmet e publikuara për importin e vezëve: “Shëndeti i konsumatorit nuk është në asnjë moment i rrezikuar”

Pas lajmeve të publikuara në media se Shqipëria ka importuar nga shteti serb vetëm vezë të klasit A dhe nga shteti turk të klasit B, Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka ber një reagim sqarues për të gjithë konsumatorët.
AKU thekson në njoftimin e saj se qytetarët shqiptar nuk janë të rrezikuar nga importet e vezëve.
Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Sqarojmë dhe sigurojmë konsumatorin shqiptar se shëndeti i tyre nuk është në asnjë moment i rrezikuar nga importet e produktit vezë, siç ndryshe ka përshkruar lajmi dizinformues i shpërndarë ditën e djeshme në disa media.
Bëjmë me dije, duke u nisur nga informacioni i pasaktë i publikuar ditën e djeshme, se Shqipëria ka importuar nga shteti serb vetëm vezë të klasit A, ndërsa nga shteti turk vetëm vezë të klasit B. Të gjithë ngarkesat e importit të vezëve të klasit B kanë patur destinacion tregun e industrisë së përpunimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë importit të produktit vezë ruan parimet e rregulloreve 404 dhe 405 të Komisionit Europian, duke garantuar në çdo moment shëndetin dhe jetën e konsumatorit shqiptar. Legjislacioni në fushën e sigurisë ushqimore vijon të përafrohet në përputhje me kapitullin XII “Siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare” dhe është një proces në vazhdim.
Të gjitha produktet vezë që kanë hyrë në territorin e vendit tonë janë importuar nga vende të pastra me influencën aviare dhe pseudopestin, të shoqëruara me certifikatë veterinare, e cila vërteton gjendjen shëndetësore të shpendëve nga kanë ardhur këto vezë, si dhe sigurinë e këtij produkti.
Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në pikat e inspektimit kufitar, i nënshtrohen kontrolleve zyrtare edhe në industrinë e përpunimit, ku për treguesin “salmonelë” mostrohen dhe analizohen në mënyrë të vazhdueshme.
Vezë e klasit B për strukturat e Bashkimit Europian është ajo e eksportuar nga vende të treta për listimin e produkteve për BE-në si Shqipëria, Turqia, Kanadaja, SHBA, Singapori, etj.
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë në gatishmëri për kryerjen e kontrolleve zyrtare, me objekt inspektimi produktin vezë kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore janë marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara si: masë administrative “gjobë”, bllokime dhe ndërprerje aktiviteti.
I bëjmë thirrje konsumatorit dhe medias të ndjekë informacionin e plotë zyrtar lidhur me garantimin e sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos u bërë pre e dizinformimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...