Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka mohuar çdo lidhje me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, duke deklaruar se akuzat ndaj saj janë të pavërteta dhe duhet të marrin fund menjëherë.
Në një prononcim për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ajo hodhi poshtë pretendimet se Epstein e kishte prezantuar me presidentin Donald Trump, duke i cilësuar ato si përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj.
“Unë nuk kam pasur asnjë përfshirje dhe nuk kam qenë në dijeni të veprimtarive të tij,” është shprehur ajo, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e përfshirë në çështje të lidhura me abuzimet e tij.
Melania Trump gjithashtu ka mohuar çdo njohje të afërt me Ghislaine Maxwell, duke e quajtur një korrespondencë të vitit 2002 si të rastësishme dhe formale.
Ajo i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që të lejojë dëshmi publike nga viktimat e trafikimit seksual të lidhur me Epstein, duke theksuar se vetëm përmes dëshmive të tyre mund të zbardhet plotësisht e vërteta.






