32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Tragjedi në Delvinë – 31-vjeçari humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen tragjike ku një 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në zonën e Vrionit. Viktima është Igli Gjoca, banues në Bajkaj të Delvinës, i cili ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një servisi automjetesh.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës menjëherë pas incidentit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe komuniteti. Viktima ishte i martuar dhe priste të bëhej baba, çka e ka bërë humbjen edhe më të rëndë për të afërmit dhe miqtë e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...