33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Akuzat e Inteligjencës Amerikane: Rusia e përfshirë në dezinformimin për zgjedhjet në SHBA

Inteligjenca amerikane ka akuzuar Rusinë se është përfshirë aktivisht në operacione dezinformimi në shtatë shtete kyçe të SHBA-së, që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të së martës. Shtetet në fjalë, Arizona, Nevada, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin, janë konsideruar thelbësore për të vendosur se cili kandidat – demokratja Kamala Harris apo republikani Donald Trump – do të marrë mandatin në Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë të përbashkët, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA), theksojnë se “Rusia është kërcënimi më aktiv” në këto shtete. Këto agjenci njoftojnë se përpjekjet e Rusisë në dezinformim mund të nxisin dhunë, përfshirë sulme të mundshme ndaj zyrtarëve zgjedhorë.

Sipas ODNI, një video e fundit në rrjetet sociale, në të cilën një person pretendon për mashtrime me fletë votimi të rreme dhe ndryshime të listave të votuesve, synon të krijojë perceptimin se procesi po favorizon kandidatin Kamala Harris në Arizona. Kjo video është shembull i përpjekjeve të intensifikuara të dezinformimit që kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e zgjedhjeve në SHBA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...