28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Akuzat për shpërthimin në Elbasan: Motrat Nikolli drejtojnë gishtin nga Nuredin Dumani

Shpërthimi në derën e motrave Nikolli në Elbasan, që shkaktoi lëndimin e një 29-vjeçari dhe shkatërrimin e disa apartamenteve, mbetet një krim ende pa autor. Alda Nikolli, megjithatë, është e bindur se pas këtij krimi fshihet Nuredin Dumani. Ajo tregon se kishte krijuar një marrëdhënie prej dy muajsh me të penduarin e drejtësisë, marrëdhënie e cila u prish dhe pasoi me kërcënime.

Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanej, që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën, e cila më kërcënoi dhe më kërkoi të faktoja që flisja me Nuredinin. Kur ja faktova me një voice, 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, rrëfen Alda Nikolli.

Ajo gjithashtu thekson se Nuredin Dumani, pasi dështoi në përpjekjen për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo Xhanej, nga të dhënat që merrte nga kunata e tij, vendosi të vepronte hapur në burg.

Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda një jave e gjysmë,” shprehet Alda Nikolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...