5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Akuzohet për falsifikim dhe fshehje pasurie, anëtari i KPA Ardian Hajdari paraqitet në SPAK

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, është paraqitur në SPAK për të mësuar mbi fatin e hetimeve të ngritura ndaj tij.

Ardian Hajdari është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK për falsifikim, fshehje të ardhurash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.

Hajdari u kallëzua nga ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë të shkarkuar.

Konkretisht, kallëzimi penal është kryer nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të cilët janë shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT