26.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

Protesta e banorëve të ‘5 Majit’/ Deputeti i PD ironizon nga Foltorja e Kuvendit: “Pashë një varg me furgona të policisë, mendova se ka ardhur momenti që do arrestohet ndonjë ministër”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ironizoi nga Foltorja e Kuvendit në lidhje me praninë e shtuar të policisë në dyert e Kuvendit mëngjesin e kësaj të enjteje, për shkak të protestës së banorëve të “5 Majit”.

Sula u shpreh se për një moment mendoi se furgonat e policisë kishin ardhur për të arrestuar ndonjë ministër të korruptuar, por që rezultoi se ata kishin ardhur për shkak të pranisë të bandës së “5 Majit” që po iu prishen shtëpitë.

Në vazhdim të fjalës së tij, deputeti i PD-së theksoi se shpëtimi I këtij vendi mund të vijë vetëm kur të vendosen para drejtësisë politikanët e korruptuar.

“Kur erdha në mëngjes këtu pashë një varg me furgona të policisë dhe i bëra një foto. Mendova se ka ardhur momenti që do arrestohet ndonjë ministër, ish-ministër apo ndonjë deputet i korruptuar. Por ata kishin ardhur sepse këtu kishte mbërritur banda e 5 Majit që po iu prishen banesat. Si nga e majta dhe nga e djathta ka njerëz shumë të nderuar, edhe ndonjë ministër me integritet është dhe nuk dua të bëj diversion, por ka njerëz këtu që me paga shteti kanë bërë pasuri përrallore. E vetmja rrugë shpëtimi për këtë vend nuk është zgjidhja përmes votës. Rama i di të gjitha mënyrat për ti fituar zgjedhjet. E vetmja rrugë për të shpëtuar këtë vend ëhstë të vihen para drejtësisë ministrat e zyrtarët që abuzojnë. Ky do jetë shpëtimi jonë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...