25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Albano Bogdo kërkon ndjesë për komentin ndaj Beatrix Ramosaj: “I kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzore por…”

Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka komentuar së fundmi një deklaratë të bujshme që kishte bërë disa vite më parë, ku ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe lidhjen e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Në atë kohë, Bogdo e kishte përshkruar Alban Ramosajn në një mënyrë provokative, duke e lidhur atë me një episod nga Big Brother, ku Beatrix kishte pasur një lidhje me aktorin Donald Veshaj. Ky koment kishte shkaktuar reagime të shumta dhe të forta, sidomos në një periudhë të ndjeshme për të dy vëllezërit Ramosaj, që përballeshin me sfida personale dhe profesionale.

Atëherë thash isha njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thash batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë.

Nuk po merrej askush me atë, po merreshin me mua. Ishte i ekzagjeruar reagimi. Erdhi nga njerëz që s’kanë asnjë lloj…
Nuk është se çfarë the, është që e the në një moment që ata po kalonin aq shumë në jetë, dhe i preku aq shumë. Mua kjo më intereson, sa është prekur Albani dhe Beatriks.

Nuk kam komunikuar, por i kam kërkuar falje Beatriksës. I kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzorë. Po të kisha mundësi të komunikoja nuk do t’i thoja në emision.

E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë. Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria.
Albani po jepte dorëheqje nga muzika shqiptare, të dy, dhe për të ikur më pas për një jetë më të mirë në Amerikë
”, është shprehur Albano Bogdo

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...