29.3 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Albin Kurti, pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë pre e një mashtrimi nga komedianët rusë “Vovan & Lexus”, të cilët i janë paraqitur si presidenti i Letonisë. Dyshja ka publikuar një video në kanalin e tyre në YouTube, ku kanë bërë një bisedë me Kurtin, duke e mashtruar si të ishte presidenti letonez.

Në bisedë, Kurti shprehet për një luftë hibride që sipas tij është organizuar nga Serbia dhe Rusia, dhe ai ka bërë akuza edhe ndaj opozitës për situatën e krijuar. Po ashtu, ai ka folur edhe për ish-emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, duke thënë se ai ishte një “instrument” në rrëzimin e qeverisë së tij të parë, duke përmendur gjithashtu çmimin që Grenell mori në Beograd si diplomat.

Kurti ka bërë edhe një deklaratë kontroverse për orientimin seksual të Grenellit, duke thënë se ai është gej, pasi siç thotë ai, presidenti Trump e ka vënë atë përballë LGTBQ dhe kjo është një “punë e re” për të me Institutin Kenedi. Gjatë bisedës me komedianët, të cilët pretendojnë se janë presidenti i Letonisë, ata i thonë Kurtit: “A e dini se edhe unë jam gej?”, duke e vënë atë në siklet. Kurti përgjigjet duke thënë: “Jo, nuk e dija.”

Kjo video e publikuar ka shkaktuar shumë reagime dhe tregon se si komedianët rusë e kanë përdorur pozitën e Kryeministrit të Kosovës për t’u tallur dhe për të krijuar një situatë të çuditshme dhe komike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...