29.3 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Kryeministri Rama: Shqipëria ende nuk ka kapacitet për Airbnb, por nis një fazë e re për hotelet

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi nuk ka ende kapacitetin e duhur për të përballuar zhvillimin masiv të Airbnb-ve. Gjatë një diskutimi me sipërmarrësit, ai theksoi se Shqipëria nuk ka kapacitetin e hotelerisë për të përballuar kërkesën e lartë që vjen nga këto platforma dhe se është lënë mundësia që njerëzit të përfitojnë disa të ardhura, pa u ndërhyrë nga kontrollet dhe inspektimet.

Në një deklaratë, Rama tha se ka një problem të vazhdueshëm me deklarimin e fitimeve nga hotelet dhe Airbnb-t, duke shtuar se shumë nga këto biznese nuk e deklarojnë saktë atë që fitojnë. Ai theksoi se për këtë vit do të nisë një fazë e re për hotelet, duke ofruar mundësi për një rregullim më të qartë të sektorit.

“Nuk kemi kapacitet për Airbnb, s’kemi kapacitetin e hotelerisë për të përballuar gjithë atë kërkesë,” tha Rama, duke shtuar se ky vit do të jetë momenti i një programi të ri për hotelet, që fillon në maj. Ai bëri të ditur se ka një mundësi për ata që nuk duan të kalojnë përmes kontrollove tatimore të bien dakord me Tatimet dhe të paguajnë një tarifë prej 65% të fitimeve për periudhën nga maji në shtator, dhe 30% për periudhën tjetër të vitit. Kjo masë synon të sjellë një balancë mes fitimit për bizneset dhe mbledhjes së të ardhurave për shtetin.

Rama gjithashtu përmendi se në vitin e ardhshëm do të punohet për një solucion digjital që do të lehtësojë deklarimin e fitimeve dhe do të sigurojë transparencë më të madhe. Ai shtoi se Airbnb do të bëhet pjesë e këtij procesi, por me një qasje hapa pas hapi, për të shmangur shtrëngimin e tepërt ndaj sipërmarrësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...