22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Aleanca Berisha-Meta/ Veliaj: “Ne i kemi mundur edhe Ilirin, edhe Saliun, na nxjerr faqebardhë fakti se bëjmë llogaritë tona”

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar aleancën e mundshme Berisha-Meta në zgjedhjet e ardhshme vendore. Nga Njësia 3, ku zhvilloi takimin e radhës me socialistët, Veliaj tha se PS-ja ka treguar se i mund edhe bashkë, edhe veç e veç, si Saliun edhe Ilirin.

“Ka shumë njerëz që pyesin: Kush do kandidojë kundër nesh në pranverën e vitit tjetër? Po a ka rëndësi kjo? Njerëzit thonë mos kandidon Ilir Meta? Unë u përgjigjem: Ishalla! E dimë se ai nuk është nga ata burra që e mban fjalën, por them ishalla kandidon! Ne i kemi mundur edhe Ilirin, edhe Saliun; i kemi mundur edhe veç e veç, i kemi mundur edhe të dy bashkë, prandaj s’na intereson fare! Ne na nxjerr faqebardhë fakti se bëjmë llogaritë tona, prandaj në këtë periudhë do të rigjenerojmë partinë tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së. Ai nënvizoi se Saliu është një lajm i keq për opozitën dhe Shqipërinë.

“Është e rëndësishme që edhe të rinjtë që do të votojnë për herë të parë ta dinë historinë, ta dinë kush i mori në qafë shqiptarët me piramidat dhe pse rikthimi i Saliut, në fakt, është lajm i keq për Shqipërinë dhe për opozitën. Mund të jetë lajm i mirë përkohësisht për ne, por nuk është e shëndetshme për vendin, kur njerëz non-grata drejtojnë opozitën. Megjithatë, është detyra e librave të historisë, e mësuesve, e familjeve, që t’i rrëfejnë historinë një 18-vjeçari, kurse ne, të rinjve duhet t’u flasim për TUMO-n, për kodimin, për Piramidën dhe qendrat tona të teknologjisë së informacionit; do duhet t’u flasim çfarë do të bëjmë, si do ta çojmë më lart arsimin, si do i përmirësojmë çerdhet, kopshtet tona, infrastrukturën e qytetit”, tha Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...