19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Aleksandër Biberaj për një koalicion të gjerë në spektrin Politik të se Djathtës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike (PD), Aleksandër Biberaj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar situatën politike aktuale në vend, duke u ndalur te zhvillimet në kampin e opozitës.

Biberaj shprehu mbështetjen e tij për një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, duke përfshirë edhe elementë të qendrës dhe të majtës, për të maksimizuar shanset e fitores ndaj qeverisë aktuale të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Sali Berisha, pavarësisht kontributeve të tij të mëdha, nuk është figura e duhur për të bashkuar demokratët dhe opozitën në këtë moment.

Sa i përket mundësisë që Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit, të marrë drejtimin e PD, Biberaj tha se nuk e sheh si alternativë të përshtatshme, duke përmendur faktin se ajo, ashtu si i ati, është shpallur non-grata nga SHBA.

“Unë do të isha për një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, përtej të djathtës, duke përfshirë edhe elementë të majtës dhe të qendrës, për të bërë të mundur fitoren. Shqipëria nuk e ka luksin të ketë një mandat të katërt të Edi Ramës.

Nuk jam optimist për një bashkim. Nëse rikthehemi te Kuvendi që u mbajt në stadium, Berisha u mbështet me premtimin se do largonte Bashën dhe Ramën dhe se do hapte PD duke bashkuar gjithë popullin opozitar. Doktor Berisha ka kontributet e tij, por edhe kontestime. Në këto momente nuk besoj se është figura që mund të bashkojë demokratët opozitarë. Duhej një figurë e papërfshirë dhe mundësisht të mos ketë qenë pjesë e ekzekutivit.

Unë mendoj se doktori duhet të ngrihet mbi interesat personale me synimin që e djathta të ngrihet në pushtet. Duhet ta kuptojë se koha e tij ka mbaruar, është një cikël. Nuk e shoh fare si alternativë Argita Malltezin, nuk është një parti familjare. PD ka kontributin e qindra mijëra demokratëve, ka aksionet tona politike aty që nuk mund të trashëgohen, për më tepër që edhe ajo është e shpallur non-grata nga amerikanët”, u shpreh ai.

Komentet e Biberajt theksojnë nevojën për një ndryshim strategjie dhe drejtimi brenda PD-së dhe një bashkëpunim më të gjerë për të mundësuar një fitore të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...