33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Aleksandër Biberaj për një koalicion të gjerë në spektrin Politik të se Djathtës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike (PD), Aleksandër Biberaj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar situatën politike aktuale në vend, duke u ndalur te zhvillimet në kampin e opozitës.

Biberaj shprehu mbështetjen e tij për një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, duke përfshirë edhe elementë të qendrës dhe të majtës, për të maksimizuar shanset e fitores ndaj qeverisë aktuale të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Sali Berisha, pavarësisht kontributeve të tij të mëdha, nuk është figura e duhur për të bashkuar demokratët dhe opozitën në këtë moment.

Sa i përket mundësisë që Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit, të marrë drejtimin e PD, Biberaj tha se nuk e sheh si alternativë të përshtatshme, duke përmendur faktin se ajo, ashtu si i ati, është shpallur non-grata nga SHBA.

“Unë do të isha për një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, përtej të djathtës, duke përfshirë edhe elementë të majtës dhe të qendrës, për të bërë të mundur fitoren. Shqipëria nuk e ka luksin të ketë një mandat të katërt të Edi Ramës.

Nuk jam optimist për një bashkim. Nëse rikthehemi te Kuvendi që u mbajt në stadium, Berisha u mbështet me premtimin se do largonte Bashën dhe Ramën dhe se do hapte PD duke bashkuar gjithë popullin opozitar. Doktor Berisha ka kontributet e tij, por edhe kontestime. Në këto momente nuk besoj se është figura që mund të bashkojë demokratët opozitarë. Duhej një figurë e papërfshirë dhe mundësisht të mos ketë qenë pjesë e ekzekutivit.

Unë mendoj se doktori duhet të ngrihet mbi interesat personale me synimin që e djathta të ngrihet në pushtet. Duhet ta kuptojë se koha e tij ka mbaruar, është një cikël. Nuk e shoh fare si alternativë Argita Malltezin, nuk është një parti familjare. PD ka kontributin e qindra mijëra demokratëve, ka aksionet tona politike aty që nuk mund të trashëgohen, për më tepër që edhe ajo është e shpallur non-grata nga amerikanët”, u shpreh ai.

Komentet e Biberajt theksojnë nevojën për një ndryshim strategjie dhe drejtimi brenda PD-së dhe një bashkëpunim më të gjerë për të mundësuar një fitore të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...

Uragani Lala godet Hawaiin/ Gati 130 mijë klientë mbeten pa energji, raportohet një viktimë

0
Gati 130 mijë klientë në Hawaii kanë mbetur pa energji elektrike pasi uragani Lala kaloi pranë Ishullit të Madh, përpara se të dobësohej dhe...

E dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur e “Heroes” dhe...

0
Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat “Remember the Titans” dhe serinë...