16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Aleksandër Biberaj për SPAK: Duhet të shkojë tek “Peshkaqenët” e korrupsionit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka folur në një emision televiziv rreth punës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai vlerësoi përpjekjet e SPAK për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, por theksoi se ende nuk është bërë mjaftueshëm.

Biberaj nënvizoi rëndësinë e asaj që po ndodh në vend, duke e cilësuar si herën e parë në historinë 34-vjeçare të pluralizmit politik në Shqipëri që zyrtarë të lartë qeveritarë po përfundojnë në burg.

Duke folur për kreun e SPAK, Altin Dumanin, Biberaj e përshkroi atë si një prokuror me integritet dhe përkushtim. Megjithatë, ai shtoi se brenda SPAK ka edhe individë të cilët ai i quajti “gjarpërinj të Edi Ramës”.

“Në këto kushte që jemi, SPAK po tregon që po lëviz gjërat, po përzien ujërat e korrupsionit, por jo sa duhet. Nëse janë dy njerëz që duhet të jenë prapa hekurave, ata janë Rama dhe Veliaj. Është e rëndësishme që, po të shohim historinë 34-vjeçare, po përfundojnë zyrtarë të lartë në burg,” tha Biberaj.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën që SPAK të shkojë pas figurave më të mëdha të korrupsionit, të cilët ai i quajti “peshkaqenë”. Sipas Biberaj, kryeministri nuk ka detyrë të luftojë korrupsionin, por thjesht të mos vjedhë.

“Për Dumanin kam respekt, është një prokuror me integritet dhe i përkushtuar. E dimë që në SPAK ka edhe gjarpërinj të Edi Ramës,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...