8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Alfred Cako: “Në PS po zhvillohet një luftë për trashëgiminë — Deep State-i dhe Sorosianët në aksion”

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke folur për atë që e quan “luftë për trashëgiminë” mes figurave të larta të forcës në pushtet.

Në një intervistë televizive, Cako u ndal te hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, rikthimi në detyrë i kryebashkiakut Erion Veliajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe përplasjet e brendshme që, sipas tij, po trondisin partinë e kryeministrit Edi Rama.

“Vazhdon lufta për trashëgiminë e PS-së. Është në aksion Deep State-i, Sorosianët dhe vetë Partia Socialiste, të cilët mund të kenë marrë që të vendoset dikush si pasardhës i Ramës”, – u shpreh Cako.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që Rama e paraqiti si fitore të drejtësisë së pavarur, në fakt i jep “frymëmarrje” PS-së në Tiranë, pas krizës së krijuar nga përjashtimi i përkohshëm i Veliajt.
Cako pretendon se pas këtij zhvillimi, PS kishte dalë në sondazhe me Ogerta Manastirliun “në rënie të lirë”, duke e cilësuar këtë si arsye për rikthimin e menjëhershëm të Veliajt në garë.

“Rënia e Tiranës është paralajmërim për rënien e përgjithshme të PS-së në të gjithë Shqipërinë. Pas thirrjes së Ballukut njerëzit po kuptojnë se ka dardhaxhinj, por edhe Kryedardhar — dhe ai është vetë kryeministri”, – shtoi ai me tone ironike.

Cako theksoi se sondazhet e brendshme të socialistëve kanë treguar humbje të mundshme në Tiranë, gjë që sipas tij, ka alarmuar strukturat e PS-së dhe ka nxitur reagime të brendshme për lidershipin e ardhshëm të partisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...