26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

FSHF: U shitën të gjitha biletat për Shqipëri–Angli

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri–Angli janë shitur plotësisht, vetëm pak ditë para përballjes së madhe që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Arenën Kombëtare”, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026.

Procesi i shitjes u zhvillua përmes një aplikimi elektronik për rezervim, i cili u hap më 15 tetor, ku tifozët patën mundësinë të regjistroheshin dhe më pas përzgjedhja e biletave u bë në mënyrë të rastësishme.

Në njoftimin zyrtar, FSHF falënderon tifozët shqiptarë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe u bën thirrje që të krijojnë një atmosferë të zjarrtë dhe pozitive në stadium.

“Faleminderit të gjithë tifozëve kuqezi që do të jenë në ‘Arenën Kombëtare’ për të përkrahur ekipin tonë kombëtar. Ju ftojmë të krijoni një atmosferë të ngrohtë dhe sportive, ashtu siç di ta bëjë vetëm tifozeria shqiptare”, – thuhet në reagimin e FSHF-së.

Federata ka bërë apel edhe për ata që nuk siguruan bileta, duke i ftuar të mbështesin Kombëtaren me pasion e krenari, kudo që ndodhen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...