25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Alibeaj thirrje Nikollës: Deputetëve që nuk janë në grupe parlamentare t’u jepet kohë 10 minuta

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që deputetët të kenë 10 minuta kohë për të folur për marrëveshjen më të shtrenjtë në 30 vite.

Sipas tij, edhe deputetët që nuk janë në grupe parlamentare të kenë 10 minuta në dispozicion.

Alibeaj: Në konferencën e kryetarëve është vendosur në mënyrë të njëanshme koha e debatit. Në seancën e kaluar kam qenë unë që e kam ngritur për herë të parë dhe ju kishit detyrimin që duhej të votohej koha. Iu kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur edhe njëherë konferencën e kryetarëve për të zhbërë shkeljen e rregullores.

 

Të gjithë deputetët që nuk janë në grupe parlamentare kanë të drejtë të flasin 10 minuta. Respektoni rregulloren, ktheni kohën që çdo deputet të flasë 10 minuta. Jemi në një procedurë të përshpejtuar për ligjin më të shtrenjtë që ka kaluar në Parlament këto 30 vite. Zgjidhet në këtë mënyrë urtë e butë.

Nikolla: Nuk është konferenca e kryetarëve që shikon vendimet e saj. Është seanca plenare. Se si i merr vendimet Konferenca e Kryetarëve, ajo përcaktohet në rregullore, i merr me shumicë votash.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...