28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Alibeaj:Edhe sikur shumica e deputetëve të PD-së të thojë jo, ai do ulet me Ballën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka folur për gazetarët në hyrje të Kuvendit.

Ai u shpreh se presidenti i ri nuk duhet të jetë nën influencën e deputetëve non grata ndërsa la të hapur mundësinë për tu ulur me PS për negociata për kreun e ri të shtetit.

Kur u pyet nga gazetarët se cili do të jetë posti i tij pas 30 Prillit, Alibeaj tha se është në pritje të vendimit të gjykatës.

Alibeaj: Unë besoj që ajo se cfarë shqiptarët do të duan, një profil politk të mos ketë influecën e non gratave, janë 4 deputetë të etiketuar non grata që nuk kanë të drejtë morale për të votuar për presidentin.

Interes publik, duhet të jetë një president i paafektuar nga non gratat.

Të zgjidhet një profil politik, jo hermafrodik, sic kerkon Rama, të mos jetë përballur me teste apo apo sprova.

Duhet të jetë një njeri i ekuilibrave.

Unë besoj që është e rëdnësishme që procesi të jetë serioz, të mos ngutemi. Duhet ta bëjë në mënyrë gjithë përfshirës, transparent, duke pasur këto synime të moralshme, hyjnore për të zgjedhur të parin e vendit. Të jetë presidenti i të gjithëve dhe jo palëve politike.

Pyetje: Jeni gati të uleni për presidentin. Në mbledhje do konsultoheni? Apo do ketë votime?

Kjo është për t’u parë, është detyrim dhe në bazë të asaj që kërkohet do të procedohet.

Pyetje: Nga e shtuna e tutje, si do e mblidhni grupin?

Është e qartë për këdo sot, që ka një statut të PD-së, ka këshill kombëtar, që ka qenë gjithë ditën dhe do të vazhdojnë të jenë. Çështja është në Gjykatë, të presim gjykatën.

Unë nuk nxitoj, nuk kam pse të nxitoj, ngutjen e shoh nga mazhoranca, e keni parë apo jo. Që thonë se po nuk erdhët ju, do ta bëjmë vetë, testi i të gjithëve sot është që të zgjedhin një president për shqiptarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...